By continuing to browse this site, you agree to our use of cookies. Read our privacy policy

Social Worker

tirane

  • Organization: SOS Children’s Villages International
  • Location: tirane
  • Grade: Administrative support - Administrative Services and Support - Generally no need for Higher Education
  • Occupational Groups:
    • Social Affairs
  • Closing Date: 2025-01-27

 

Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prindrit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me ta.

SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:

Punonjes Social ne Projektin e Fuqizimit te Familjes, Tirane

Punonjësi Social në projektin Fuqizimi i Familjes, Tirane, është përgjegjës për administrimin individual të rasteve duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet vulnerabël në projekt dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit.

Pergjegjesite Kryesore:

  • Punonjesi Social identifikon rastet e familjeve që përmbushin kriteret e përfshirjes në projekt;
  • Realizon vlerësimin e plotë të situatës së fëmijëve në ambjentin e tyre socio-familjar përmes takimeve direkte me palët e përfshira dhe metodave të punës sociale
  • Siguron dokumentacionin e duhur për çdo familje të përfshirë në projekt dhe siguron plotësimin e dosjes individuale të familjeve në mënyrë të rregullt dhe periodike.
  • Planifikon shërbimet dhe ndërhyrjet përmes hartimit të një plani te caktuar
  • Siguron shërbime apo ndërhyrje për fëmijët dhe kujdestarët e tyre
  • Koordinon shërbimet që i ofrohen familjeve pjesëmarrëse si brenda qendrës, ashtu edhe jashtë saj.
  • Ofron këshillim në përputhje me nevojat e familjes (këshillim orientues, këshillim suportues për të lehtësuar ngarkesat emocionale të familjes, ndërhyrje në situate krize duke u bazuar në këshillim intensiv).
  • Zhvillon aktivitete rikrijuese dhe socializuese për fëmijët dhe prindërit.
  • Siguron kualifikime profesionale dhe mundësi për punësim për përfituesit.
  • Siguron monitorim periodik dhe rivlerësim të rasteve
  • Realizon Rivlerësimin e Nevojave dhe PIZHF për cdo familje në mënyrë individuale sipas procedures se administrimit te rasteve.

Ne kuader te zbatimit te Politikes se Mbrojtjes se Femijeve:

  • Ka përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijët nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
  • Ka përgjegjësinë të raportojë menjeherë cdo dyshim, shqetësim, akuzë apo incident në lidhje me sigurinë e fëmijëve sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
  • Ka pergjegjësinë të veprojë pa vonesë; vonesa në veprim mund të cojë fëmijën në rreziqe të metejshme;
  • Përfshin njerëzit e duhur në kohën e duhur; raportimi duhet të bëhet në strukturat përkatëse të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e fëmijës dhe/ose grupin e mbrojtjes së fëmijëve në nivel kombëtar.
  • Siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave dhe specifikave të rastit.
  • Ka per detyre te veproje ne perputhje me Rregulloren per parandalimin dhe mbrojtjen ndaj ngacmimeve, shfrytezimit dhe abuzimeve seksuale.
  • Duhet te promovoje dhe mbeshtese krijimin e nje kulture te te respektuarit, dinjitetit, besimit dhe pergjegjshmerise, e cila pengon zhvillimin e cdo lloj shkeljeje dhe abuzimi;

Profili për pozicionin Punonjës Social

  • Diplomë “Bachelor” në fushën e punës sociale dhe diplomë të nivelit të dytë “Master Shkencor / Profesional” në të njëjtën fushë;
  • Të jenë të regjistruar në Urdhrin e Punonjësit Socialë, sipas Ligjit përkatës;
  • Të paktën 2 vjet eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë;
  • Njohuri të mira të të drejtave të fëmijëve;
  • Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet ;
  • Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup;
  • Aftësi komunikuese

Paraqitja e dokumentave:

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentat e mëposhtëme brenda datës 27.01.2025

  • Curriculum Vitae;
  • Letër interesi;
  • Referencë

Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.

We do our best to provide you the most accurate info, but closing dates may be wrong on our site. Please check on the recruiting organization's page for the exact info. Candidates are responsible for complying with deadlines and are encouraged to submit applications well ahead.
Before applying, please make sure that you have read the requirements for the position and that you qualify.
Applications from non-qualifying applicants will most likely be discarded by the recruiting manager.